E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosa kujdeset për qenin e verbër

Qeni i verbër i racës boksier ka një udhërrëfyes të ri në jetë – pasi lëvizjen e tij e mori përsipër rosa e quajtur Buttons.

Rosa katërvjeçare Buttons e udhëheqë shokun e saj duke e tërhequr për qafe dhe duke ia treguar rrugën e drejtë.

Pronarja Renata Kursa, 47 vjeçare, nga Lublini në Poloni u mërzit shumë kur Bak mbeti i verbër pas një incidenti vitin e kaluar. “Por gradualisht Buttons e ngriti në këmbë dhe filloi të ecë së bashku me të. Tash janë të pandashëm – ata bile ndjekin postierin së bashku”, tha pronarja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›