I urti i madh Tagora

Viti Rabindranath i Tagores se madh 150-vjetori i lindjes dhe 70-vjetori i vdekjes Isha duke shetitur me nje mik ne hollin e Panairit te Librit ne Frankfurt dhe vura re nje dyndje te madhe studentesh. Flisnin te gjithe anglisht dhe qene sic mund te kuptoheshin lehte indiane. Vraponin per te mos i lene asgje konferences se madhe letrare per Rabindranath Tagora perbindeshin indian te letrave njeriun e madh gjeniun nobelistin e shquar por mbi te gjitha njeriun poetin shkrimtarin dhe mendimtarin aq te lakmuar nje nder personalitetet me te medha te vendit te tij krijuesi qe misheroi ne krijimtarine e vet te shkelqyer gjithcka te vyer te kultures se lashte indiane
Isha duke shetitur me nje mik ne hollin e Panairit te Librit ne Frankfurt dhe vura re nje dyndje te madhe studentesh. Flisnin te gjithe anglisht dhe qene sic mund te kuptoheshin lehte indiane. Vraponin per te mos i lene asgje konferences se madhe letrare per Rabindranath Tagore perbindeshin indian te letrave njeriun e madh gjeniun nobelistin e shquar por mbi te gjitha njeriun poetin shkrimtarin dhe mendimtarin aq te lakmuar nje nder personalitetet me te medha te vendit te tij krijuesi qe misheroi ne krijimtarine e vet te shkelqyer gjithcka te vyer te kultures se lashte indiane qe u mbeshtet fuqimisht ne gurren popullore te vendlindjes dhe derdhi me sukses ne artin e tij te shkruar filozofine e begate te arianeve dhe hinduseve ai qe shkelqeu me aftesine per ta perceptuar qete dhe shtruar natyren dhe jeten e per ta rikrijuar me tej ne menyre krejt origjinale. Rabindranath Tagore ka treguar per njerezit qe jetojne thjesht qe dine te punojne dhe te pershtaten qe e duan pavaresine dhe qe nuk pajtohen me roberine dhe me nenshtrimin. Tagora eshte poeti me i madh i indianeve eshte simboli i gjithckaje te mire qe kane njerezit e vendit te tij eshte nje etalon njeriu me kulture te madhe dhe me shpirt te lire. Eumlshte shkrimtari i pare i kontinentit aziatik qe u nderua me cmimin Nobel. Kurre nuk e ndau fjalen nga vepra dhe pasurine e vet ia fali perparimit te Indise. Ne ate konference letrare qe erdhi aq befas dhe gati rremujshem ne diten e dyte te Panairit mund te mesoje shume. Diskutues te zjarrte pa leter flisnin me gjuhen e poezise se Tagores. Madje nganjehere portretet e Tagores perziheshin gjate valevitjes me portretet e Gandit. Nje burre i moshuar me nje ze basi metalik tregonte Familja Tagora ka qene sipas nje tradite te lashte dere prifterinjsh brahmane. Kane banuar diku prane Kalkutes dhe me zgjerimin e qytetit vendi u kthye ne lagje te tij. I ati i poetit te ardhshem ka qene nje personalitet fetar me pergatitje te madhe teologjike i cili shquhej per humanizem dhe drejtesi. E therrisnin i urti i madh ndersa qe i prire per jete eremitesh prandaj ne mesin e shekullit XIX u largua nga shtepia dhe jetoi oshenar ne Himalaje. Nje dite tek po sodiste ujevaren me uje te kristalte tha me vete se uji me bukuri te madhe nuk u sillte ndonje dobi njerezve kurse kur zbriste ne fushe ashtu i turbullt dhe i piste u behej i dobishem sepse me te ujisnin arat dhe siguronin jeten. Nje filozof me kembet ne toke dhe nxori perfundimin se vendi i tij ishte atje poshte te njerezit atje do te qe vecanerisht i dobishem. Sepse me pas poeti i madh Tagora do te shqiptonte me buze te thara ne nje pershpirtje te cuditshme buze ujit vazhdimin e fjaleve filozofike te te atit Lere menjane krenarine dhe fodullekun zbrit poshte shko te njerezit bej ashtu si ben ky uje qe rrjedh ketu. Bejua te ditur njerezve te verteten qe ti vete arrite ta mesosh perkushtoju atyre me bese e shpirt. I urti i madh pa e bere te gjate u kthye ne gjirin e familjes dhe te besimtareve brahmane u vu ne sherbim te njerezve. Rabindranati i lindur ne kohen e oshenarise ishte djali i katermbedhjete i familjes. Vepra e deriatehershme e te urtit te madh e njeriut te devotshem dhe te palodhur kishte qene e cmuar por as qe do te kete te krahasuar me vepren qe deres se Tagoreve u paracaktoi fati ta benin realitet fale lindjes rritjes dhe edukimit te poetit me te madh te Indise. Djaloshi u be i lavdishem dhe me lavdine e tij do te mburrej mbare vendi. Dhe Tagoret jetonin ne klan ne krye qendronte babai behej ashtu si urdheronte ai kurse nena fisnike dhe e devotshme merrej me qeverisjen e shtepise sigurisht nje detyre jo e lehte. Rabit Rabindranatit iu kushtua pak vemendje me rritjen dhe me shkollimin u moren sherbetoret dhe kujdestaret. Me vone ne kujtimet e femijerise Tagora nuk do ti kursente penelatat e thekshme per fshikullimin e fatit te vet te vegjelise. Dera e babait ishte aristokratike por femijet nuk para i perkedhelnin. Arsimin fillor e mori ne familje dhe si duke qeshur mesoi natyrshem qe i mitur te thurte vargje te cilat e urdheronin qe ti lexonte me ze te larte perpara klases duke e pesuar shpesh jo nga lavderimet e shokeve por nga smira e tyre. Sidoqofte nami i poetit i solli dobi. Nje here e ema e urdheroi qe ti shkruante te atit nje leter ne vargje te cilen e dergoi ne Himalaje atje ku i pelqente sherbesa. Me sa duket ky e lavderoi me fjale te mira dhe me entuziazem e me tu kthyer nga sherbimi iu perkushtua shkollimit dhe edukimit te te birit te talentuar. Pervec qe i besuan per te mbajtur llogarite financiare te shtepise Tagoren sipas tradites se vjeter indiane e martuan shpejt. Nusja duhej te ishte nga kasta e brahmaneve nje mundesi kjo e kufizuar zgjedhjeje. Martesa nuk qe romantike kuptohet por qelloi me fat sepse e shoqja ishte nje vajze krejt e rendomte por ama doli nje familjare shembullore. Poetit te talentuar pikerisht nje e tille i duhej sepse frymezimin per poezite qe shkruante atij ia dhuronte me bujari jeta. Si martesa si jeta bashkeshortore kaluan te qeta dhe te shtruara. Ne vitin 1878 Tagora udhetoi per ne Angli ku u arsimua dhe u kulturua fale kontaktit me kulturen perparimtare perendimore. Me tu kthyer ne atdhe iu vu pa rezerva veprimtarise patriotike dhe shoqerore. Nje nga hulumtuesit qe po mbante fjalen ne podin e improvizuar kumtoi se Tagora i ri tek po rrinte shtrire ne hijen e nje palme hodhi ne leter subjektin e nje drame me teme historike te shkruar ne vargje te cilen nuk e botoi kurre madje dhe doreshkrimi i humbi. Kurse koha rridhte bashke me te sa vinte e lartesohej dhe emri i poetit te ri lavdia e tij po merrte dheun. Libri i pare me poezi mbante titullin Kenget e mengjesit 1883. Keto poezi te Tagores mbahen si imitime dhe sprova kurse ne vellimin tjeter Hakmarrja e natyres 1885 Tagora i kendoi himn dashurise tokesore dhe u ngrit cuditerisht kunder asketizmit qe e thadron shpirtin e njeriut. Vellimi tjeter poetik mbante titullin e bukur Diezet dhe bemolet 1887 ku vendin kryesor e zinin poezite kushtuar vendit te tij te dashur natyres njerezve te punes dhe jetes patriarkale qe benin. Ja ketu fillon ndryshimi i madh dhe u duk qarte se te tille poet India nuk kishte njohur. Nje patos romantik i papare ndonjehere ekzaltim erotik dhe lirik adhurim i bukurive mahnitese te natyres dashuri e pakufishme per gjithcka te mire. Me ne fund ja ku spikat panteizmi i Tagores nje dukuri e perhapur gjeresisht ne mendimin filozofik oriental. Frymezimin ai e gjente tek njerezit e thjeshte ne veprat e tyre te mira sepse me sa duket me ta poeti ndante gezimet dhe dertet madje deshironte qe ti shihte te lire dhe zot te puneve te tyre.
Jeta eshte me shume fytyra ka dhe lot dhe gaz.
Takimi qe bejme sot neser do te jete ndarje.
Kenget e mia e lavderojne gezimin e trishte plot maraz.
Une po iki por jehone e tyre mos u shofte ne lot e qarje
Tagora ishte i vecante. Ai improvizonte cdo cast ndaj dhe nuk e ndante kurre bllokun me shenime. Nje fjale nje figure nje ndijim nje imagjinate e kithte vleresim dhe apoteoze e se bukures ndofta dhe nje ngrirje e teprim nje levdate apo sharje... Te gjitha duheshin dhe sikur kerkonin magjine e dores se tij poetike te mbushur me mbresa udhetimesh dhe takime me njerezit e punes por edhe cit me meditime filozofike per dukurite jetesore qe i shkruante si duke lozur e kenduar. Sepse kendonte shpirti i tij magjik. Jane keto poezi ato qe perbejne gjerdanin me vjersha lirike nder me te mirat e tij Pershkrimet e Himalajeve zagushia e fushave hijeshia e kopshtijeve me trendafila trazime te jetes se perditshme fate njerezish te panjohur... dhe bilbili i strehuar ne shpirtin e tij perhere te frymezuar per asnje cast nuk rresht se kenduari. Me to mund te krenohej pa asnje kusht. Lexoni vellimin poetik Manoshi 1890 dhe do te bindeni. Eumlshte shume pak te thuash se aty ka peshe fryma djaloshare lektisja dashurore drejtuar vashes se shpirtit shperthimi i ndjere lirik aq i sinqerte. Ketu deshmohet me se miri pjekuria e Tagores poet pavaresisht nga mosha e re. E ku mund ta gjeje tjeterkund gjeresine e pamate te mendimeve patosin e shprehjes poetike thellesine e lirizmit dhe e konceptimin e gjere poetik vleresimin e madh te jetes dhe te karakterit te njeriut. Po aty shpaloset edhe arsenali i pasur i mjeteve stilistike te shumellojshme qe ka perdorur poeti i madh me emrin Tagora. Keshtu lartesohej figura e vertete dhe e talentuar e ketij poeti te rralle ku kultivoheshin ndjenja te medha fryma kombetare me palitren poetike te pasur dhe aq komunikuese. Dhe te mendosh qe vetem tek Tagora mund te gjesh aureolen e thjeshtesise se vargut. Ne foltore ngrihen te rinj te tjere. Me radhe. Njeri me i paduruar se tjetri permes nje urtesie tronditese. Biografi i tij anglez nje kritik i rrepte Eduard Tomson qe eshte i vetmi kritik anglez qe i lexoi poezite e Tagores ne gjuhen bengaleze ka thene per vellimin poetik Manoshi Motivi kryesor i librit eshte besimi i qete i poetit. Dhe kritiku flet per pjekuri poetike. Nderkaq nuk linte pa vene ne dukje dhe humorin e deshperimit e te pajtimit prandaj kerkoi te dinte nga autori arsyen. Ndonjehere - iu pergjigj Tagora - me duket se shpirti im ngjan me fushen e betejes ne te cilen ndeshen tere kohes forca te kunderta njera ben thirrje per paqe dhe per dhenie fund vuajtjes tjetra me shtyn qe te luftoje. Si te thuash energjia dhe vullneti perendimor e sulmon vazhdimisht keshtjellen time te paqesimit indian. Me kete shpjegohet perkundja e lavjerresit ndermjet veteharrimit lirik dhe filozofimit ndermjet dashurise per vendin tim dhe sulmeve nacionaliste ndermjet synimit per te qendruar ne radhet e luftetareve dhe deshires per te mbetur i thelluar ne meditime jane ethet e luftes qe pasohen prej humorit te nenshtrimit dhe te largimit. Perseri nje tjeter kumt Ne fundin e shekullit XIX Tagora levroi me perparesi dhe tregimin e mbahet nder tregimtaret me ne ze te letersise indiane. Madje beri shume udhetime ne vendet perendimore qe i dhane zemer dhe lende jetesore per krijime te reja poetike per zbulime te reja krijuese por mbi te gjitha e pasuruan me botekuptim te ri. Kurre nuk ka qene antiperendimor edhe atehere kur kryesoi levizjen e madhe patriotike per clirimin e Indise nga kolonializmi anglez. Njohja me vlerat e kultures perendimore e ndihmoi Tagoren qe ta cmonte me mire dhe me drejte trashegimine kombetare. Tashme nje burre i vjeter fillon te flase Ne fillim te vitit 1912 kur ishte 50 vjec ndonese dukej i lodhur dhe i semure u be gati per te udhetuar serish per ne Evrope. Sigurisht shkonte me shprese qe te takonte disa nga personalitet me ne ze te kultures evropiane qe vazhdimisht e terhiqnin me arritjet e tyre. Ne pranveren e ketij viti gjithcka ishte gati por befas u semure dhe per te mbushur kohen e lire u mor me perkthime poezish te zgjedhura ne anglisht. Me vone keto poezi-kenge do ti perfshinte ne vellimin poetik Hitandzhali. Ky vellim qe vertet nje sukses i madh. Sidoqofte udhetimin neper Evrope e kreu dhe kudo qe shkoi u mireprit madje mbajti leksione kushtuar problemeve te filozofise se lashte indiane por asnjehere nuk e shfaqi veten as fetar brahman e as profet as fanatik i doktrinave te lashta filozofike indiane. Me pelqen - ka thene Tagora - qe te jetoj dhe te vdes sic i ka hije njeriut me dashuri ne shpirt dhe me besimin ne kete bote nuk deshiroj qe ta shoh boten as si te rikrijuar ne enderr e as si perqeshje djalli. Eumlshte kredoja e gjithe krijimtarise se Tagores. Nuk mund te harrohet kurre pasi ne Perendim per Tagoren u fol dhe u shkrua me nje vleresim te madh te tjeterfarte. Jehona me domethenese e ketij qendrimi dashamire eshte vleresimi i tij me cmimin Nobel me 13 nentor 1913. Lajmi e gjeti Tagoren ne Indi - filloi fjalen e saj nje studente nga Nju Delhi. ndash Bashkatdhetaret madje e festuan kete ngjarje si feste kombetare. Shkrimtari qe eshte shquar per patriotizmin e tij te zjarrte e priti me gezim lajmin tha se India pas kesaj do te kishte nje vend te merituar ne letersine boterore duke shtuar se krenohej qe shkaktar i kesaj ngjarjeje ishte pikerisht ai. Nderkaq ne boten perendimore shume personalitete e pershendeten por edhe shume te tjere e priten lajmin me zemerim e protesta. Mos harroni qe asaj kohe fanatiket raciste nuk ishin te pakte e bash keta e derdhen jashte vrerin per kete qe ndodhi. Nga ana tjeter fanatiket e krishtere gjeten ne poezine e Tagores misherimin e miresise dhe te zemergjeresise se krishtere madje pane shenja te rilindjes se fese se krishtere edhe ne Indine e larget pavaresisht se ne poezine e Tagores nuk flitet as dhe nje fjale pro krishterimit. Jo nuk munguan zerat qe bertisnin me te madhe se ketu ishte dora e Perandorise Angleze se ajo deshironte qe te lavderoheshin politikat e saj ne kolonite. Kurse e verteta qendron ndryshe Komiteti i cmimit Nobel ia dha te parit aziatik per poezite dhe prozen e arrire te shkruara me frymezim njerezor me nje problematike qe peshonte bukur mire dhe me nivel te larte artistik. Se Tagora ben pjese ne ate kategori njerezish qe ne Indi eshte bere zakon te thirren kavi profet njeri qe sheh jo vetem qarte por edhe shume larg. Gjenia e tij hedh drite si ajo e diellit mbi gjithcka qe ben objekt shkrimi. Personaliteti krijues i Tagores te mahnit me diapazonin e tij te gjere. Sot kudo ne bote Tagora njihet si poet me prodhimtari te lavderueshme dhe me art te madh e te fuqishem madje nuk ka dukuri sado pak te rendesishme te jetes qe te mos jete bere objekt i frymezimit te tij poetik. Keshtu cdo luhatje shpirterore e njerezve te varfer per kete punetor te madh dhe me kulture e tradite te lashte eshte pasqyruar ne poezite dhe ne prozen e tij. Jo nuk eshte rastesi qe poezite e Tagores edhe sot dihen permendsh nga njerezit e zakonshem. Himni kombetar e ka tekstin nga poezia e Tagores... Ky tubim edhe ngjante edhe jo me diskutimet e fuqishme rreth veprave te medha por me teper me nje grup qe kishte vendosur ta perkujtonte Tagoren ne Frankfurt. E verteta eshte se une dhe miku im donim te shihnim menyren e organizimit te kesaj veprimtarie diku jashte vendit tend. Pse jo nje veprimtari e tille per Naimin Fishten Cajupin etj. do te shkonte shume ne Frankfurt. Pse jo edhe per Kadarene Agollin etj. Nje vajze e re dukej si e kerthinjte u ngjit ne foltore. Ne kundershtim me trupin zerin e kishte te larte e te kumbueshem si nje mexosoprano. Duke qene nje adhurues i tradites Tagora eshte po aq novator ne krijimtarine e tij te gjere artistike. Ai e beri poezine indiane me tone e nuanca moderne ai i dha shpirt e kumbim te vecante madje e beri te tille qe bota ta kuptoje edhe kur recitohet bengalisht sepse ndjenja percillet edhe kur gjuha nuk kuptohet. Tagora eshte nje individualitet krijues i paperseritshem dhe nje poet filozof duke anuar nga konceptimi filozofik dhe artistik i jetes por nuk u qendroi skllav dogmave fetare te brahmanizmit madje e vuri filozofine ne funksion te mbrojtjes se te mires dhe te dobishmes sic dhe eshte ne traditen e filozofise se Lindjes. Tagora i madh ka thene se kur imitohet verberisht tradicionalja ndrydhet dhe dhunohet individualiteti krijues zbehet krijimtaria dhe e peson arti. Dukurine tradicionale te kuptuar prej nje fanatiku e krahason me masken qe ste le te duken grimasat dhe shprehjet e verteta qe te merr fytyra tek ve re ndryshimet dinamike te jetes se gjalle. Pra Tagora ishte per nje zhvillim te lire te personalitetit te njeriut. Sipas tij ndermjet shpirtit dhe trupit te njeriut te gjalle nuk ka asnje kunderti as ndermjet bukurise dhe kenaqesise mendimit dhe ndjenjes ndermjet dashurise per popullin tend dhe besimit ne unitetin organik te njerezimit nuk ka ndryshim. Sipas Tagores kundertite edhe ne jane duhen zbutur e shtruar permes harmonise. Edhe dicka tjeter - shton vajza e imet dhe interesante ne te folur veshur si te gjitha te tjerat me kostum karakteristik indian - Tagora ka shkruar pak ne proze por prirja e shkrimeve ngjan me ate te poezise. Shquhen rrefenjat me tematike didaktike me domethenie alegorike dhe me fund moralizues. Ky lloj shkrimi eshte me tradite te lashte ne vendet e Lindjes dhe ne to spikat mendjemprehtesia mencuria dhe deshira per te edukuar virtyte me dashuri te thuket. Tematika e rrefenjave dhe forma si jane shkruar edhe nje here deshmon per frymen popullore te autorit te tyre. Ne fillim te krijimtarise provoi te shkruante nje roman te cilin e titulloi Mbreti i te urteve 1886. Tema historike nuk e pengoi tu bente jehone ceshtjeve te dites. Tagora ka shkruar per nje bote pa mure ndares sipas tij kjo do te ishte ne dobi te njerezimit. Here-here e shpallen utopist por deshirat dhe aspiratat e tij te larta mbeten te shenjta. Ne te gjitha udhetimet e tij synoi njohjen e vendeve dhe te popujve edhe kjo eshte ne traditen e Lindjes madje nuk ngurroi te enderronte per ta pare boten te bashkuar. Ka qe te shpallin te cmendur - pat thene njehere. ndash Atehere prite diten e neserme ne heshtje. Edhe feja qe ka predikuar nuk ka qene fe per Zotin por fe per Njeriun per Njerezimin. Kerkonte kudo liri dhe mevetesi per te bere qe te arrihej sa me shpejt e mira e pergjithshme. Ne foltore vjen nje burre shume i moshuar. Fjalen e fundit e kam une - tha. - Me lejoni ti them ngadale fjalet e mia. Kur jetoi Tagora ishte koha e zgjimit masiv te vetedijes kombetare te indianeve koha e qendreses masive ndaj kolonizatoreve angleze. Dhe ai u vu ne balle te levizjes nuk kurseu asgje te tijen per arritjen e ceshtjes se madhe. Ne romanin Gora 1909 jepet tabloja realiste e jetes ne Bengal. Ne qender ka vene luftetarin e paepur per liri qe perceptohet para se gjithash si pavaresi kombetare. Ishte koha e perfshirjes se Tagores edhe ne veprimtari konkrete shoqerore dhe atdhetare. Fillimisht ngriti nje shkolle mandej dhe nje universitet e beri me shume per te terhequr te pasurit ne kesi veprimtarish iluministe aq te dobishme per atdheun dhe shkendija qe hodhi u be nisja e nje levizjeje te tere iluministe. Gjithandej u hapen shkolla dhe u moren masa per pajisjen me tekste dhe me mesues te kualifikuar. Tagora ka qene nje e tere e pandare si ne jeten shoqerore ashtu dhe ne ate familjare e vetjake. Ai shquhej per fisnikerine per pastertine e shpirtit per dashurine ndaj te afermve dhe kurdohere ishte kunder dhunes. Ka jetuar ashtu si ka shkruar ka vene ne balle te puneve gezimin dhe dashurine e jo lavderimin e sqimen. Besonte sinqerisht se gjenia krijuese i qe dhuruar nga lart prandaj ajo duhej vene ne sherbim te njeriut. Jeten ia kushtoi luftes per drejtesi sociale dhe per clirim kombetar madje u vu ne mbrojtje te te drejtave te te shtypurve dhe te pervuajturve duke enderruar per integrim boteror mbi bazen e drejtesise dhe te miresise. Edhe levizjen kombetare per pavaresi me kete sy human e pa prandaj iu perkushtua pa asnje rezerve. Romanet e fundit Poema e fundit 1929 Tre brezat 1929 i ka shkruar me teme nga vendi i tij dhe roli i inteligjences indiane ne keto kohe te veshtira e kalimtare per Indine kur vendosej fati i atdheut te tij. Gjate gjithe jetes ka shkruar 50 vellime me poezi 12 romane mbi 100 tregime dhe novela. Ka shkruar shume artikuj dhe ese... Plaku i mire e palosi letren me dysh dhe sdi sesi por po me ngjante shume me portretin e Tagores te varur ne mur duke na dhuruar te gjitheve nje buzeqeshje tronditese...