Prokuroria terheq akuzat per pese gardiste

Nje dite me pare ne Prokurorine e Pergjithshme jane thirrur edhe zinxhiri komadnues i Gardes
Nje dite pas arrestimit te shefit te shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes Agim Llupo ky i fundit permes mbrojtesve ka deklaruar se organi i akuzes ka ushtruar presion mbi te per te nxjerre emra te eproreve te tij qe kane urdheruar te hapet zjarr gjate demonstrates se 21 janarit. Qellimi i prokurorise duket se eshte qe te implikoje persona pa faj ne vrasjen e kater demostruesve me 21 janar. Mesohet se Llupos i eshte kerkuar qe te jape emra perndryshe do ta hante ai. Madje prokuroret kane vazhduar me presionin edhe kur majhori i Gardes se Republikes ka deklaruar se ai kishte vepruar sipas rregullores dhe jo me urdher.
Akuza e Llupos ka ardhur nje dite me pare ne Prokurorine e Pergjithshme ku jane thirrur edhe zinxhiri komandues i Gardes ku pas deshmise se dhene vetem njeri prej tyre komandanti i njesise speciale Alfred Ahmetcenaj i eshte komunikuar masa e arrestit ndersa pese drejtuesit e tjere jane lene te lire duke u zhveshur nga cdo lloj akuze e ngritur deri me tani. Mbremjen e se martes gjashte gardistet per te cilet prokuroria ka leshuar urdher-ndalimet jane paraqitur ne organin e akuzes. Sipas nje njoftimi zyrtar te prokurorise gjashte zyrtaret e Gardes jane dorezuar dhe jane marre ne pyetje per disa ore pergjate gjithe nates te se martes. Burime zyrtare nga prokuroria bene te ditur se te marten rreth ores 1800 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane u dorezuan shtetasit Ndrea Prendi Dashamir Shehi Alfred Ahmetcenaj Aleksander Deda Fatos Bushati dhe Altin Kollcinaku efektive te Gardes se Republikes. Menjehere mbas dorezimit Policia Gjyqesore e Tiranes ka zbatuar per te gjashte personat urdhrat e prokurorise te leshuar qe me 22 janar te 2011-s per ndalimin e tyre duke i vene ata ne dispozicion te prokurorit. Te gjashte te ndaluarit iu nenshtruan marrjes ne pyetje nga prokurore te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe kjo procedure vazhdoi deri ne oret e para te mengjesit te se merkures. Prokuroria ka marre ne pyetje 6 gardistet dhe pasi ka degjuar deshmite e tyre ka liruar 5 prej tyre dhe ka kerkuar ndalimin e njerit prej tyre. Ne perfundim te seances hetimore prokuroret kane vendosur lirimin e komandantit te Gardes se Republikes Ndrea Prendi dhe drejtuesve Dashamir Shehi Aleksander Deda Fatos Bushati dhe Altin Kollcinaku. Nga po te njejtat burime mesohet se mbas mesnate policia ka ekzekutuar nje tjeter urdher-ndalimi per zyrtaret e gardes. Mesohet se personi i arrestuar nga policia me kerkese te prokurorise ka qene ne detyren e komandantit te njesise speciale si dhe epror i gardistit Agim Llupo. Gardisti Llupo eshte arrestuar dy dite me pare pasi dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e Ziver Veizit. Sipas prokurorise Alfred Ahmetcenaj dyshohet se eshte po ashtu i perfshire ne vrasjen e demostruesve dhe eshte vene nen akuze per tejkalim kompetencash me pasoje vrasjen. Efektivi i gardes i ndaluar ishte paraqitur mbremjen e se martes ne prokurori per tu marre ne pyetje nga hetuesit lidhur me ngjarjen e 21 janarit dhe pas deshmise eshte ndaluar nga policia. Po nga prokuroria mesohet se per Ahmetcenajn u vendos dergimi ne gjykate per vleresimin e mases se sigurise se bashku me Agim Llupon i cili u ndalua te henen. Disa dite me pare ekspertiza balistike vertetoi se plumbi qe kishte vrare Ziver Veizin ne 21 janar kishte dale nga automatiku i gardistit Agim Llupo i cili ne pamjet reale ne kamera eshte gardisti i pozicionuar ne nje dritare te erret prane godines se Kryeministrise. Tashme si Ahmetcenaj ashtu edhe Llupo duhet te presin vendimin e gjykates per vleresimin e mases se sigurise. Per Alfred Ahmetcenajn me detyre komandant i Njesise Speciale te Gardes se Republikes si dhe per Agim Llupo me detyre shef i shtabit te kesaj njesie do te procedohet me paraqitjen ne gjykate te kerkeses per vleftesimin e ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit si persona te dyshuar per kryerjen ne bashkepunim te vepres penale te parashikuar nga neni 79 germat dh dhe e te Kodit Penal citoi dje Prokuroria e Pergjithshme ne nje deklarate per shtyp.