E Diel, 1 Nëntor 2026

I vë flakën shtëpisë për të mos ia marrë përmbarimi, më pas vret veten

policiaNjë 70-vjeçar në Kavajë ka qëlluar me armë mbi përmbaruesit, të cilët do ti merrnin shtëpinë dhe më pas është vetëvrarë.

Enver Shabjani humbi shtëpinë, pasi kishte një kredi pa shlyer dhe për këtë arsye, përmbaruesit kanë shkuar për të zbatuar urdhër-ekzekutimin për ti marrë shtëpinë, e cila ishte vendosur si garanci nga ana e familjes së 70-vjeçarit.

Por, ai ka reaguar duke qëlluar me armë ndaj përmbaruesve dhe policisë. Pak pas çastesh, ai është gjetur i vdekur në banesën e vet, të cilës i ka vënë flakë për të mos ia marrë përmbarimi, ndërsa policia tha se 70-vjeçari u vetëvra./b.l

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›