E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I vidhte paratë vazhdimisht të atit, vihet në pranga 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është vendosur në pranga pasi i vodhi në mënyrë të vazhdueshme një shumë parash babait të tij.

Policia i ka sekuestruar të riut shumën prej 104 mijë lekësh të rinj të cilat i kishte vjedhur një ditë më parë në banesë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 45-vjeçar, se në banesën e tij i kishin vjedhur një shumë parash, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “House”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit R. U., 18 vjeç banues në Vaqarr, Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 18-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka vjedhur në banesë, “të fshatit Lalm, shuma të ndryshme parash të babait të tij. Ditën e djeshme, dyshohet se ai ka vjedhur 104 000 lekë të rinj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›