I vihen prangat nënës shqiptare në Greqi, la foshnjën 4 muajshe në makinë për të dalë xhiro me shoqen
Një 22-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë së Selanikut. Sipas mediave vendase mësohet se e reja shqiptare akuzohet se ka lënë në makinë vetëm për 40 minuta foshnjën e saj katër muajshme.
Ajo e kyçi foshnjen në makinë për të bërë pazare me shoqen e saj 27-vjeçare me origjinë shqiptare.
Protothema.gr raporton se foshnja e kyçyr në makinën e parkuar u pikas nga një një kalimtar, i cili njoftoi policinë.
Sipas dëshmisë së tij, foshnja kishte qenë për të paktën 40 minuta e mbyllur në makinë, me dritare gjysmë të hapura para një dyqani. Në prangat e policisë gjithashtu ra edhe shoqja e saj 27-vjeçare.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
