Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e rusit të akuzuar për spiunazh, Mikhail Zorin do të qëndrojë në burg
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar këtë të premte kërkesën e shtetasit rus të akuzuar për spiunazh në Shqipëri, Mikhail Zorin, për një masë më të butë sigurie. Ai do të qëndrojë në qeli, edhe përse janë bërë 9 muaj që nga arrestimi në gusht të vitit 2022.
Gjykatësja Matilda Fetahu pranoi kërkesën e kreut të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili përfaqëson njëherësh dhe akuzën në këtë rast.
Mirëpo, avokati mbrojtës i shtetasit rus ka thënë se Prokuroria gjatë 9 muajve kishte përfunduar të gjitha ekspertimet e provave të gjetura, si dhe kishte mbyllur hetimet, ndaj kanë kërkuar revokim të masës së sigurisë "Arrest në burg", ose një masë më të butë.
“Ne konstatuam që në lidhje me Mihkail Zorin të gjithë veprimet hetimore kishin përfunduar. Pra të gjitha provat që lidheshin të ishin marrë. Për pasojë ne e pamë të arsyeshme ose revokimin ose ndryshimin e masës së sigurisë. Ne gjykojmë që po mbahet në burg pa të drejtë", u shpreh avokati Isuf Shehu.
Shtetasi rus Mikhail Zorin
33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe 23vjeçari Mikhail Zorin, dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar në gusht të vitit 2022 pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vendroje.
Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe Fiodor Mihailoviç, akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Marrja e informatave dhe dërgimi te shtetas të huaj”. Autoritetet shqiptare i akuzojnë për spiunazh.
Gjatë arrestimit, atyre ju sekuestruan kamera, dronë, pajisje për të vëzhguar gjatë natës, një fishek, si dhe spray neuroparalizues, të cilin e përdorën për të sulmuar dy ushtarët shqiptarë. Me urdhër të Drejtorisë së Antiterrorit, ata janë prangosur dhe mbahen në burg, pasi dyshohet se janë pjesë e një celule spiunazhi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
