Goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Athinë, sekuestrohen bizhuteri floriri, ora dhe mijëra euro
Një bandë shqiptarësh, të cilët kryenin vjedhje nëpër shtëpi në Atikë, u shpërbë të enjten (4 maj), nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore, në një operacion special gjatë të cilit u arrestuan gjashtë persona.
Në dosje janë përfshirë edhe tre anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët janë identifikuar dhe janë në kërkim. Deri më tani janë zbuluar 20 raste vjedhjesh, nga të cilat një në tentativë, ndërsa përfitimi total financiar i realizuar nga grupi kriminal vlerësohet mbi 230.000 euro.
Të pandehurit, aktivë që prej majit 2022, vëzhgonin fillimisht objektivat e tyre duke lëvizur si këmbësorë të zakonshëm dhe më pas hartonin planin e grabitjes për t'u arratisur sa më shpejt e pa rënë në sy. Në orët e pasdites ose të mbrëmjes, ata u afroheshin shtëpive me një makinë me qira dhe hynin brenda duke thyer xhamat apo dyert e ballkonit.
Në kontrollet e shtëpive janë gjetur dhe konfiskuar ndër të tjera: Pistoletë me karikator dhe 6 fishekë, jelek antiplumb, 40 ora të markave të njohura, 28 palë vathë, 39 unaza, 9 byzylykë, 36 gjerdan, varëse dhe zinxhirë floriri, çanta, 6,795 euro, 20 celularë, 3 thika, 0.7 gram kanabis i papërpunuar, 2 makina dhe 1 motoçikletë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
