I vjedhin shtëpinë në Korçë, lë detyrën anëtarja e Kolegjit Zgjedhor
TIRANË- Anëtarja e Kolegjit Zgjedhor, Entela Prifti, njëherësh kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës ka lënë sot detyrën në Kolegj dhe është zëvendësuar nga një tjetër anëtar. Fillimisht u njoftua se gjyqtarja largohej për arsye familjare, por më pas u mor vesh se largimi i saj erdhi një ditë pas vjedhjes së banesës së saj në Korçë.
Policia e Korçës në një njoftim zyrtar bën me dije për një vjedhje të ndodhur në banesën e shtetasit Viktor Prifti dhe pas hetimeve ka vënë në pranga edhe autorin, një person që mësohet të ketë qenë me precedentë penale.
Autori i grabitjes, që sipas policisë është Daniel Dauti, ka mundur të hyjë në banesën, në katin e gjashtë të një pallati në lagjen nr 10 të Korçës, nëpërmjet tarracës së pallatit.