E Diel, 1 Nëntor 2026

I vjen 201 mijë dollarë fatura e telefonit

Share

Nëse në fund të muajit fatura e telefonit do tu vinte plot 201 mijë dollarë, me siguri që do të vinit duart në kokë nga marrëzi! Kjo gjë i ka ndodhur amerikanes Selina Arons, nga Florida.

Selina ka dy vëllezër shurdh-memecë, të cilët komunikojnë me anë të sms-ve në telefon, i përdorin ata për të hyrë në internet dhe shohin e shkarkojnë video nëpërmjet telefonave.

Për dy javë, ata ishin në Kanada dhe dërguan më shumë se 2 mijë sms dhe përdorën sistemin roaming, si dhe shkarkuan shumë materiale. Në fund, fatura për motrën e tyre erdhi plot 201 mijë dollarë.

Ajo e tregoi këtë histori në televizor dhe kompania telefonike vendosi që tja reduktojë këtë shumë në vetëm 2500 dollarë, shumë që duhet ta paguajë brenda gjashtë muajve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›