E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emma Watson lë aktrimin për studimet

Share

Zakonisht aktorët bëjnë të kundërtën e Emma Watson: lënë shkollën dhe studimet për të vazhduar karrierën e tyre.

Aktorja e famshme ka shkruar në blogun e saj se do ta braktisë kinemanë për disa kohë, pasi do tu rikthehet studimeve. Dhe këtë do ta bëjë në një prej më të famshmëve në botë, Oxford.

Nuk do të dëgjoni të flitet për mua për disa kohë. Do të jem shumë e impenjuar me studimet. Me këtë rast, dua të uroj të gjithë ata që sapo kanë filluar vitin akademik, ka shkruar aktorja në blogun e vet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›