E Diel, 1 Nëntor 2026

I vodhi bankës mbi 1 mln euro, pranga ish-drejtorit

Gjergj Xhaho, 41-vjeç përfundoi në pranga pasi ka keqpërdorur detyrën për gjatë 5 viteve, duke i shkaktuar bankës një dëm prej 1.3 milionë euro.

I prangosuri i ka përftuar paratë në mënyrë të paligjshme nga transaksionet bankare, e më pas ato i ka lënë në kazino. Xhaho ka mbajtur për dy vite pozicionin e drejtorit dhe më pas punonte si supervizor.

Tashmë, ish-drejtori ndodhet prapa hekurave dhe pritet të gjykohet për veprën e kryer.

                                                                                             2010-12-29 13:40
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›