Prokuroria pushon akuzat e Vokshit për 20%
TIRANE-Prokuroria e Tiranës deklaroi sot nëpërmjet zëdhënësit Plator Nesturi bëri të ditur se për mungesë provash janë rrëzuar nga ky organ akuzat e PD për 20% e Ramës. Ndërkohë është pushuar dhe ceshtja ku deputeti socialist Erjon Brace akuzoi deputeten demokrate Albana Vokshin per marrëveshjet e hidrokarbureve.
Ndërkaq, Nesturi njoftoi se për shkka të kompleksitetit të cështjes, vijojne hetimet per koncensionet ndërtiomit të 6 HEC-ve, ku Brace akuzon sërish Vokshin.
Në një konferencë për shtyp këshilltari për mediat në prokurorinë e përgjithshme Plator Nesturi deklaroi se të gjitha akuzat e ngritura nga deputetja demokrate Vokshi nuk ekzistojnë.
"Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka konkluduar se të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetases Albana Vokshi që kanë lidhje me veprime korruptive para dhe gjatë momentit të nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit të dt. 05.02.2008, nuk ekzistojnë" theksoi Nesturi.
Lidhur me këtë cështje objekt i hetimeve ka qenë, padia ku Vokshi pretendonte për ekzistencë të veprimeve korruptive para dhe në momentin e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit të datës 05.02.2008, ku sipas deklaratës publike të bërë nga shtetësja Albana Vokshi, të paktën ortakët e shoqërisë Vizion Construction, kanë qenë të detyruar për të përfshirë si aksioner me 20% të aksioneve, shtetasin Dritan Avllaj, në këmbim të aprovimit të lejes së ndërtimit nga punonjës që ushtrojnë funksione publike në bashkinë e Tiranës.
Gjithashtu, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka konkluduar se të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetasit Erion Braçe, në lidhje me veprime në kundërshtim me ligjin të nëpunësve shtetërorë në rastin e marrëveshjeve hidrokarbure, të lidhura ndërmjet shoqërisë Albpetrol sh.a dhe shoqërisë ”Stream Oil & Gaz” Ltd”, nuk parashikohen nga ligji si vepër penale.
Për këto dy raste te sipërpërmendura, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur pushimin e çështjes.
Kurse, lidhur me të dhënat e pasqyruara në deklaratën publike të shtetasit Erion Braçe mbi veprime në kundërshtim me ligjin të nëpunësve shtetërorë në rastin e lidhjes së kontratave për dhënien me koncesion për ndërtimin e 6 (gjashtë) hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq për shoqërinë « Albaenergiaplus », Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur ndarjen e çështjes dhe vazhdimin e hetimit për shkak të kompleksitetit të veprimeve hetimore dhe kohës së nevojshme për përfundimin e tyre" përfundoi Nesturi.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Berisha apel prokurorisë: Hetoninjëlloj zyrtarët e lartë