E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Akuzat politike, thjesht pa fakte

Prokuroria e Tiranës nisi më 24 Gusht të këtij viti hetimet ndaj deklaratave të bëra nga deputetja Albana Vokshi dhe deputeti tjetër Erion Braçe. Pas hetimeve të kryera për akuzat e ngritura, organet e hetimit arritën në përfundimin se akuzat e ngritura nga Braçe dhe Vokshi janë të pa baza.

Sipas prokurorisë, akuza të tilla nuk ekzistojnë. Për pasojë, çështja është mbyllur për mungesë provash. Deputetja Vokshi hodhi akuza atë ndaj Dritan Avllait, një nga njerëzit e afërt të Ramës, duke e akuzuar ata se ka marrë 20% në këmbim të një leje për ndërtimin. Nga ana e tij, Braçe hodhi akuza për përfitim në mënyrë të padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin të kontratave për dhënien me koncesion për ndërtimin e 6 (gjashtë) hidrocentraleve mbi lumin Kardhiq, shoqërisë “Albaenergiaplus”.

Gjithashtu, prokuroria ka hedhur poshtë ka edhe akuzat e Braçes për marrëveshjet për hidrokarburet. “Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kryer te gjitha veprimet e mundshme hetimore si pyetja e shtetasve Albana Vokshi dhe Erion Braçe; pyetja e të gjithë ortakëve të shoqërisë "Vision Construction"  dhe njëkohësisht kur është konsideruar e domosdoshme është kryer ballafaqimi në mes këtyre shtetasve. Njëkohësisht janë pyetur të gjithë personat, pyetja e të cilëve është çmuar e domosdoshme për rrethanat e hetimit si dhe është marrë i gjithë dokumentacioni i nevojshëm dhe i domosdoshëm në Bashkinë Tiranë, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në shoqërinë Albpetrol sh.a, si dhe në kompanitë të cilat janë përfshirë në objektin e hetimit”, thuhet në njoftim./S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-29 14:09
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›