E Diel, 1 Nëntor 2026

I vrau dy pula, pronari zvarrit me makinë qeninprokuroria nis hetimet

qenBullgari- Prokuroria Rajonale në Asenovgradi, Bullgari ka nisur një hetim në një rast në lidhje me një burrë 55-vjeçar, i cili me dhunë ka torturuar qenin e tij.

Stacioni i policisë rajonale në qytetin e Asenovgard ka marrë një mesazh në lidhje me një qen të lidhur me një makinë e që zvarritej nëpër fshatin Topolovo.

Policia zbuloi se në mesditën e së premtes një 55-vjeçar nga fshati vendosi të dënojë qenin, që e akuzonte për vrasjen e dy pulave. Ai e lidhi kafshën pas makinës, e zvarriti dhe e hodhi atë në përrua. Qeni u gjet të shtunën ende gjallë. U dërgua në një veteriner dhe çështja u referua në prokurori.

Gjyqi ndaj burrit fillon këtë javë dhe shoqatat në mbrojtje të kafshëve siç është edhe ‘Care2 petition site’ ka kërkuar edhe ndihmën e Gazetës IDEA që të sigurohet që ai të marrë dënimin më të ashpër të mundëshm.

Madje ata ftojnë të nënshkruhet peticioni për të kërkuar dënimin me burg të abuzuesit, duke klikuar: Këtu

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›