E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Unë përgjegjës për humbjen, dorëhiqem nga funksionet në PD

berishaTiranë- Kryeministri në ikje Sali Berisha ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi dhe çdo funksion në Partinë Demokratike pas disfatës së pësuar në zgjedhjet e 23 qershorit.

Në një deklaratë për mediat, ai i është drejtuar popullit shqiptar dhe simpatizantëve të PD-së se fajtori i humbjes në këto zgjedhje është vetëm ai dhe për këtë arsye ka marrë vendimin të largohet nga drejtimi i partisë.

Përgjegjësia për këtë humbje bie vetëm mbi mua, Sali Berishën, kështu që  duke marrë përgjegjësitë që më takojnë, me një vendim, kam vendosur të jap dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia, në forumet e PD, të jem njeri i thjeshtë, njeri prej jush, anëtarë i PD dhe deputet i saj. Në karrierën time politike  më shumë se dy dekada, unë në çdo pozicion që kam patur kam ndjerë vetën si shërbëtor i juaji dhe i vendit tim. Dhe e kam konsideruar këtë privilegjin më të madh, kam  bërë gjithçka të përmbush me përkushtim detyrimet, duke qenë i vendosur, se do të largohesha nga postet e mira,  nëse arsyet shëndetësore nuk do më lejonin, kjo nuk ndodhi, energjitë e mia janë po ata që kam patur. Veç kësaj unë gjithnjë kam qenë i vendosur, i bindur, ti bindem verdiktit të sovranit, i cili foli qartë në këto zgjedhje. Unë besoj se ata nuk gabojnë,- tha ai.

Por kryeministri u shpreh se ky nuk do të jetë një fjalim lamtumire, por do të vijojë të jetë pjesë e Partisë Demokratike , duke shtuar se ky fjalim është një veprim normal pas zhvillimeve të fundit. Gjithashtu Berisha ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se nuk mund ta shkelë vendimin e sovranit, ndërsa ka uruar kundërshtarin për detyrën e re.

Qytetarët votuan projektet e kundërshatrit të bazur në premtime që ne nuk mund ti bënim. Premtimet e opozitës për heqje taksash nuk mund t’i bënim, sepse në filozofinë tonë bien ndesh me konkurrencën e ndershme, barazinë sociale. I uroj fituesit mbarësi në detyrën e tij të lartë dhe uroj që qytetarët të gëzojnë një jetë gjithmonë e më të mirë. Kemi punuar fort. Unë jam përpjekur me mish dhe me shpirt të bëj më të mirën,- tha ai.

Në fillim të fjalimit kryeministri ka falenderuar të gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike si dhe përfaqësuesit e saj, ndërsa ka premtuar se ai do të qëndrojë deri në shtator në krye të qeverisë duke zbatuar në këtë mënyrë Kushtetutën.

Sot jam para jush për një mesazh, por dua të theksoj një mesazh të vonuar për fatin e vetëm se kam dashur të respektoj punën me vetëmohim te madh te komisionerëve tanë në numërimin e votave, proces që po shkon drejt fundit. Shpreh mirënjohjen e pakufijshme ndaj qindra e mijëra qytetarë shqiptarë që më shoqëruan mua, i falënderoj për mikpritjen me entuziaste që kam provuar lodhje, ne shi dhe diell, në mëngjes dhe darkë, ne shkëmbyem mendime, ndoqën me vëmendje alternativën tonë dhe me dhuruan mua fushatën me të pasur dhe ndofta më të bukurën dhe masive. Jam përpjekur të bëj me të mirën, kam punuar me përkushtim dhe entuziazëm edhe me te madh. Por, unë sot dua te përulem para militantëve, anëtarëve të thjeshte të PD-së për sakrificën, mundin dhe djersën e tyre në këtë fushatë dhe të gjitha fushatat. Shfrytëzoj rastin te falënderoj kandidatët për deputetë dhe shtabet e tyre elektorale, komisionerët tanë për përkushtimin në zgjedhje. Mirënjohje qytetarëve shqiptare që votuan kandidatet e PD, dhe çdo shqiptar dhe shqiptare që morën pjesë në zgjedhje. Të dashur demokratë dhe qytetar që keni mbështetur PD-në, unë e di që ndiqni me trishtim fjalën time pasi prisnit një fjalim tjetër nga unë,- u shpreh  Berisha.

Në përfundim ai është deklaroi se do të jetë pjesë e PD-së deri në momentin kur do të zhvillohen zgjedhjet brenda saj për të zgjedhur kreun e ri. Ndërkohë ai nuk la të kuptohet se cili mund të jetë pasardhësi i tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›