I vunë 100 mln lekë gjobë biznesmenit, kapen 3 të rinj
LUSHNJË -Zbulohet dhe goditet një grup i rrezikshëm kriminal që u vinte gjoba biznesmenëve lushnjarë. Pas hetimeve të kryera, forcat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda dje organizuan operacionin e koduar “Rrethrrotullimi”, i cili u finalizua me arrestimin e tre të rinjve. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Elis Taullahi, 25-vjeçarin Elis Bilimani dhe 26-vjeçarin Lorenc Bilani, të tre banues në qytetin e Lushnjës. Burime zyrtare nga policia e Fierit bëjnë me dije se ky grup kriminal herën e fundit i ka vënë një gjobë prej 100 milionë lekësh të vjetra biznesmenit Josif Çuko.
Ndërkohë ka përfunduar në pranga dhe babai i të riut Tahullai. 56-vjeçarit Kujtim Taullahi iu gjetën dhe iu sekuestruan në banesë armë dhe municione luftarake pa leje.
OPERACIONI
Sipas burimeve nga Policia e Fierit, tre të rinjtë që përfunduan në pranga i kanë vënë 100 milionë lekë të vjetra gjobë biznesmenit Josif Çuko (pronar i firmës së sallamit “Elos”). Hetuesit e çështjes sqarojnë se Elis Taullahi, Elis Bilimani dhe Lorenc Bilani i kishin kërkuar biznesmenit shumën në fjalë me kusht shlyerjeje me 3 këste, në të kundërt do të hakmerreshin ndaj tij dhe familjarëve. Ndërkaq, Çuko ka sinjalizuar policinë për kërcënimet e vazhdueshme ndaj tij. Menjëherë uniformat blu kanë nisur hetimet, duke bërë të mundur arrestimin e autorëve të krimit. Tre të rinjtë, të cilët dyshohen dhe për gjobëvënie të tjera janë dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprat penale “Shtrëngim për dhënie pasurie” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Gjithashtu, gjatë operacionit të djeshëm është arrestuar dhe Kujtim Taullahi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë automatike dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh model 56 të kalibrit 7.62 mm.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)