E Diel, 1 Nëntor 2026

I zë poshtë masivi i dheut, dy të vdekur në Bërzhitë

Gazeta Shqip

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lugë të Komunës Bërzhitë, në Tiranë, ku dy persona kanë humbur jetën, pasi janë zënë poshtë nga një masiv dheu. Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se dy viktimat, Kujtim Cakrri, 45 vjeç dhe Islam Lika, 50 vjeç, po punonin për hapjen e një kanali të thellë, kur një masiv dheu është shkëputur duke i zënë poshtë. Forca të shumta të policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe pas ndihmës së banorëve kanë nxjerrë nga dheu dy viktimat.

I zë poshtë masivi i dheut, dy të vdekur në Bërzhitë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›