E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet polici në qytetin e Shkodrës

Gazeta Shqip

Një tjetër efektiv policie vritet me armën e shërbimit. Vetëm pak orë pas vetëvrasjes së policit në Pogradec, ngjarja është përsëritur në qytetin e Shkodrës. Sipas njoftimeve paraprake, Sulejman Lada, 50 vjeç, me detyrën polic është vetëvrarë në banesën e tij në lagjen Partizani të qytetit të Shkodrës. Nuk dihen ende shkaqet pse e kanë detyruar policin të kryente aktin e vetëvrasjes. Një ditë më parë Remzi Jashari, një polic i sektorit të rendit në Pogradec u vetëvra pas një konflikti në familje për një çështje pronësie.

Vetëvritet polici në qytetin e Shkodrës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›