E Diel, 1 Nëntor 2026

I zhdukur prej ditësh, gjendet i vdekur në përrua

Policia e Gjirokastrës bën me dije se është gjetur i moshuari i cili kishte humbur gjurmët disa ditë më parë.

83 vjeçari Sokrat Maca nga fshat Hllomo i komunës Pogon, kishte humbur që prej së martës duke bërë që familjarët të bëjnë denoncimin si i zhdukur.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa, se Maca është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin Labovë e Kryqit, ku kishte shkuar për të mbledhur çaj, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka përfunduar brenda në përrua.

Prej 6 ditësh një grup punonjësish të policisë dhe familjarët e të ndjerit kanë vijuar kërkimet intensive deri në momentin që u bë gjetja dhe nxjerrja e tij nga uji, për tu dërguar më tej në morg./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›