Ramadani alarmon për aksidentet

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së dhe kryesuesi i Departamentit të Sigurisë dhe Sundimit të Ligjit, Burim Ramadani, ka konstatuar se situata është alarmuese në rrugët e Kosovës.
Ramadani, ka theksuar se numri i aksidenteve është rritur jashtëzakonisht shumë dhe se numri i aksidenteve me fatalitet është tepër i madh.
Sipas tij, ky alarm duhet të jetë për: qeverinë e Kosovës, policinë e Kosovës, kontrollin teknik të automjeteve, dhe qytetarët, përkatësisht vozitësit.
Sipas statistikave që i ka ndërtuar Departamenti për Siguri i AAK-së, vetëm gjatë dy javëve të fundit kanë ndodhur, 10 vdekje në aksidente përmes 7 aksidenteve, pastaj 203 aksidente me së paku 82 të lënduar, dhe 625 aksidente pa lëndime të njerëzve;
Sipas tij, kjo shifër do të shënonte rënie në rast se nëpër rrugë do të kishte më shumë patrullime nga Policia e Kosovës, pastaj mirëmbajtja e rrugëvë nga Qeveria e Kosovës, etj./Indeksonline/