E Diel, 1 Nëntor 2026

Buzhala: Bukoshi të përjashtohet nga Qeveria

Deputeti nga radheët e PDK-së Berat Buzhala, ka reaguar ndaj deklaratave të Bujar Bukoshit, i cili ka thënë se në zgjedhjet e ardhshme do ta mbështesë LDK-në. 

Sipas tij, PDK duhet menjëherë të përjashtojë Bukoshin dhe "Listën Dr. Ibrahim Rugova" nga Qeveria.

"Po të isha unë Kryeministër i vendit që sot do ta thërrisja Bujar Bukoshin dhe do ta shkëpusja marrëveshjen për koalicion me të ashtuquajturën Lista Rugova. Si është e mundur që një partner qeveritar, si Lista, në njërën anë të jetë pjesë e qeverisë - duke i vjelur gjitha benificionet që ofron Qeveria - e në anën tjetër të lutet dhe të punojë që LDK të fitojë në të gjitha zgjedhjet? Kujt i duhet një partner i tillë?" ka shkruar deputeti në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›