E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zhgënjyeri Edi Reja: Meritonim më shumë

Torino - Trajneri i Napolit, Edi Reja, është shfaqur mjaft i mërzitur pas dështimit të fundit që skuadra e tij pësoi mbrëmë në Torino përballë Juventusit për Kupën e Italisë. Napoli u mund nga penalltitë, duke u eleminuar kështu nga kjo garë.

“Është një zhgënjim i madh. Meritonim me sigurinë më të më shumë se kaq, por nuk shkoi ashtu siç donim ne, -deklaron trajneri i Napolit, Edi Reja. Krijuam shumë raste për të shënuar, por nuk arritëm të konkretizonim gjë. Përfundimi i takoi penalltive, dhe aty nuk ishim me fat. Zhvilluam një ndeshje të madhe. Na duhej të kishim një fije më shumë fat. Më vjen shumë keq, meritonim më shumë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›