E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato & Kaka shënuesit e Milanit kundër Renxhersit

Glasgou - Milani barazoi 2-2 në ndeshjen miqësore të luajtur mbrëmë me skuadrën e Renxhersit në “Ibroks Park” të Glasgout. Golat për italianët i shënoi Pato në minutën e 25-të te pjesës së dytë dhe Kaka në minutën e 33-të të po kësaj pjese.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit e Renxhersit me anë të Beslit në minutën e 65-të. Milani ktheu rezultatin me dy golat e brazilianëve, por në minutën e 83-të ishte Papac që barazoi rezultatin.

Më poshtë do të japim të dhënat e takimit Renxhers-Milan të luajtur mbrëmë ne Glasgou.

GLASGOW RANGERS-MILAN 2-2

Glasgow Rangers (4-4-2): Mc Gregor (Alexander); Whittaker, Weir (Broadfoot), Bougherra (Dailly), Papac; Naismith (Niguez), Edu (Davis), Mendes (Ferguson), McCulloch (Boyd); Lafferty (Beasley), Fleck (Velicka).
Trajner: Smith

Milan (4-3-1-2): Dida; Mattioni (Jankulovski), Thiago Silva, Senderos (Darmian), Antonini (Albertazzi); Beckham (Seedorf), Flamini (Cardacio), Pirlo; Ronaldinho (Kakà); Inzaghi, Shevchenko (Pato).
Trajner: Ancelotti

Gjyqtar: Collum

Shënues: 20' pII Beasley (GR), 25' pII Pato (M), 33' pII Kakà (M), 38' pII Papac (GR)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›