E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria U-21 në grupin 10 për europianin 2011

Arhus - Kombëtarja shqiptare U-21 do të jetë pjesë e grupit të 10-të për eliminatoret e europianit 2011. Shorti i hedhur dje në Arhus e ka vendosur kombëtaren e Artan Bushatit përballë Austrisë, Bjellorusisë, Skocisë dhe Azerbajxhanit.

“Koka e grupit” cilësohet skuadra e Austriake. Rrezik tjetër paraqet Bjellorusia, e cila do të jetë pjesëmarrëse në finalet e Euro 2009 për U-21 që do të zhvillohen në Suedi.

Danimarka do të jetë pjesëmarrëse direkte në europianin e vitit 2011 si vend organizator, ndërsa 52 skuadrat e tjera janë ndarë në 10 grupe. Përballjet do të jenë me sistemin vajtje-ardhje. Ndeshjet e para do të luhen më 28-29 mars 2009, ndërsa të fundit më datë 7 shtator 2010.

Dhjetë vendet e para të grupeve, dhe katër të dytat më të mira do të zhvillojnë ndeshje play-off midis tyre për të përcaktuar shtatë finalistët e europianit 2011 që do të zhvillohet në danimarkë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›