E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me katër të plagosur në Koplik. Vdes 19-vjeçari në Pogradec

aksident-ne-krujeKoplik- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Koplik të Shkodrës. Sipas policisë aksidenti është shënuar në Koplik, në kryqëzimin e Culjave, ku raportohet se janë përplasur dy automjete.

Policia tha se si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona të cilët ndodhen në spital.

Dy nga të plagosurit janë Naim Topcja dhe Fatmir Jahja. Të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesit e automjeteve, Florian Ramaj dhe Rifat Lumanaj.

Mjetet që janë përplasur janë të tipit Volkswagen, me targa 0144C  dhe Benz me targa AA 315 CO.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gështenjas, në qytetin e Pogradecit. Ilirjan Hyzellari ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm. 19-vjeçari duke kaluar rrugën me bicikletë është përplasur nga një automjet. Pas përplasjes makina është larguar nga vendngjarja. Drejtuesi i mjetit që i shkaktoi vdekjen 19-vjecarit nuk është identifikuar akoma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›