E Shtunë, 31 Tetor 2026

IBM-ja i solli Kosovës rreth 15 milion euro

Si rezultat i Marrëveshjes për Menaxhimin e Kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë vitit 2012 buxheti i Kosovës ja përfituar miliona euro nga policat kufitare të sigurimit.

Për më shumë se dhjetë vjet, në pikat kufitare me Serbinë asnjë nga automjetet që kanë hyrë në Kosovë nuk ka paguar as një cent dhe për këtë përllogaritet se buxheti i Kosvës ka pësuar qindra miliona euro nga mospagesa e policave kufitare nga hyrjet e automjeteve në pikat kufitare me Serbinë,

Sipas përllogaritjeve, çdo vit janë konsideruar humbje vjetore prej 3.7 milionë eurosh. Mirëpo tani me marrëveshjen e arritur kjo ka filluar të sjellë dobi për buxhetin, shkruan Kosova Sot.

Bazuar në raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e të ardhurave, si dhe dëmeve të paguara për policat kufitare gjatë vitit 2012 erdhi si rrjedhojë e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›