E Shtunë, 31 Tetor 2026

E godet qëllimisht me veturë

Policia raporton se dje pasdite është arrestuar një i dyshuar në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se qëllimisht e ka goditur me veturë një mashkull.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Dyshohet se deri te rasti ka ardhur si pasojë e një borxhi mes tyre. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›