Vritet një grua në stacionin e autobusit në Bernë

Një grua është vrarë sot në mëngjes, në orën 02:00, në një stacion të autobusit, në një lagje veriore të Bernës. I dyshuari ende nuk është kapur.
Menjëherë pas orës 02:00, policia e Bernës u lajmërua nga një banore lokale, e cila kishte dëgjuar britma nga dritarja e tij. Ajo më vonë i tregoi shtypit se një grua ishte shfaqur duke vrapuar afër shtëpisë. Ajo dukej se po mundohej t'i shpëtojë një njeriu, i cili po e ndiqte.
Ky i fundit dukej i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe e kishte zënë gruan në fjalë në stacionin e autobusit. Dëshmitarja e skenës nuk e di se çfarë ndodhi më tej dhe thotë se ajo menjëherë ka kontaktuar policinë.
Vdekje në vend
Patrulla policore sapo ka arritur në vendngjarje ka gjetur viktimën e plagosur rëndë në stacionin e autobusit, sipas policisë kantonale. Me gjithë përpjekjet për ta mbajtur gjallë, ajo vdiq në vendngjarje.
Gruaja nuk është identifikuar ende formalisht. Rrethanat e tragjedisë dhe shkaqet e sakta të saj njëherë për njëherë mbeten të paqarta. Simona Benovici, zëdhënëse e policisë, nuk ka thënë nëse është gjetur ndonjë armë./albinfo/Indeksonline/