E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS, Milo: PS fajtore pse opozita humbi në Vlorë e Berat

TIRANË-Kryetari i Partia demokracia Sociale (PDS), Paskal Milo reagoi sot pas akuzave që erdhën nga disa deputetë të Partisë Socialiste (PS), pas humbjes së Këshillit të Qarkut në Vlorë një ditë më parë.
Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, në një prononcim per TVNews 24, tha se shkak për këto humbje në Vlorë por edhe në Berat, janë përzgjedhjet e gabuara nga deputetët e Partisë Socialiste.
“Deputetët e nderuar të PS, sigurisht duke ndjerë humbjen e pamerituar të opozitës në Qarkun e Vlorës apo ndonjë qark tjetër si ai i Beratit nuk arrijnë dot të kontrollojnë emocionet dhe të bëjnë analizat që duhen bërë në këtë rast dhe kërkojnë të transferojnë përgjegjësitë nga PS, që ka dhe numrin më të madh të përfaqësuesve në Këshillat Bashkiakë dhe qarqeve tek aleatët e tyre. Kjo ngarkon me përgjegjësi, jo aleatët e PS, por vetë deputetët e PS dhe strukturat e PS. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Vlorë, por edhe në Berat ku z Erjon Brace është deputet i zonës së Beratit dhe që ka monitoruar nga afër procesin e zgjedhjes së kryetarit të Këshillit të Qarkut të Beratit dhe ku përfaqëssues të PS që nga kryetarë komune kanë votuar ‘pro’ përfaqësuesit të së djathtës”.

Sipas Milos nëse nuk ka reflektim nga Partia Socialiste për humbjet e këshillave, pasojat mund të jenë negative për vetë koalicionin.
“Nëse do vazhdohet me këtë frymë gjykimi emocional që rëflekton paragjykime të vjetra, por edhe mungesë kulture për të bërë analiza të sakta politkike kam frikë se do ketë zhvillime të tjera negative që nuk do jenë përëgjeësi e PDS, as e dikujt tjetër në rast se ato do të thellohen”.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Erjon Braçe: PS nuk ka aleatë por pazarxhinj VIDEO: PDS, Milo: PS fajtore pse opozita humbi në Vlorë e Berat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›