E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Moti i keq, OSSH: Linjat e tensionit të lartë dhe nënstacionet në kushte optimale


TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin prej mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve si dhe në furnizimin me energji elektrike të disa zonave, kryesisht në veri dhe juglindje.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, (OSSH) bën të ditur se grupet e punës janë në terren për të siguruar riparimin e çdo avarie të shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet.

OSSH bën të ditur se linjat e tensionit të lartë 35kV dhe nënstacionet janë në kushte optimale, përfshi edhe rrjetin që furnizon hidrovorët.

“Kushtet e motit, sidomos në zonat me prezencë të theksuar të dëborës kanë sjellë ndikime në rrjetin elektrik, ndaj Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka angazhuar të gjitha strukturat e terrenit për zgjidhjen e problemeve të furnizimit me energji elektrike. Koha e riparimit të avarive ishte brenda kushteve të lejuara nga moti. Linjat e tensionit të lartë 35kV dhe nënstacionet janë në kushte optimale, përfshi edhe rrjetin që furnizon hidrovorët”, deklaron OSSH.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›