IKMT, aksion për lirimin e hapësirave në Liqenin e Shkodrës

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Liqeni i Shkodrës pritet që të kthehet sërish në gjendjen e tij natyrale dhe për këtë ka nisur një aksion për pastrimin e tij.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë aksionin për heqjen e strukturave dhe instalimeve (pinarë dhe dajlanë) në Liqenin e Shkodrës.
IKMT njofton se ky aksion po zhvillohet në bashkëpunim me strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkinë Shkodër dhe Policinë e Shtetit.
Aksioni është planifikuar që të vazhdoje deri në pastrimin dhe kthimin e këtij resursi në gjendjen natyrale. /j.p/
