E Enjte, 5 Nëntor 2026

IKMT prish me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh në Dhërm/ Nuk dihet kush është pronari

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur me sukses me shpërthim të kontrolluar një objekt 5 katësh në Dhërmi.

Për prishjen e tij u përdorën në këtë operacion 30 kilogramë lëndë eksplozive.

Shpërthimi u realizua pa shkaktuar asnjë dëm anësor.

Pavarësisht çdo interesimi nga inspektorët e IKMT, për objektin nuk ka dalë asnjë person që të marrë përsipër ngritjen e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›