IKMT prish shtesën pa leje të një objekti në rrugën “Panorama” në Sarandë

TIRANË, 27 gusht /ATSH/ Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërhyrë në rrugën “Panorama”, në bashkinë Sarandë, ku ka prishur një shtesë anësore të një objekti të ndërtuar pa leje.
Kryeinspektori i IKMT-së, Afrim Qëndro, deklaroi se ndërtimet pa leje do të ndëshkohen në përputhje me ligjin.
Qëndro u bëri thirrje subjekteve të biznesit dhe individëve që planifikojnë të kryejnë ndërtime që të ndjekin procedurat ligjore, duke aplikuar dhe u pajisur me lejet përkatëse.
“Gjej rastin t’u bëj thirrje të gjitha subjekteve të biznesit apo individëve që dëshirojnë të ndërtojnë: ndiqni rrugën ligjore! Aplikoni dhe pajisuni me lejet përkatëse! Çdo investim i kryer në struktura pa leje është para e hedhur dëm”, u shpreh Qëndro.
/e.xh/r.e/