E Diel, 1 Nëntor 2026

IKMT shkon me fadromë në hotelin e numëruesit të Belerit në Dhërmi, prindërit akuza: Hakmarrje e qeverisë

IKMT shkon me fadromë në hotelin e numëruesit të Belerit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar sot në Dhërmi, duke rrethuar hotelin në pronësi të Fjorentin Belit pasi sipas tyre rezulton se është pa leje.

Ky i fundit ka qenë anëtar i grupit që numëroi kutinë e fshatit Kudhës, ku Fredi Beleri doli në avantazh, duke përmbysur Goron me 19 vota plus. Prindërit e Belit u shprehën për mediet se operacioni është politik, ndërsa pretendojnë se hoteli është me leje.

“Dha urdhër ai. Pse çfarë i bënë? Se vajti djali im në komision? As i shau, as i ofendoi? Neve rroftë themi, nuk themi poshtë. Po tani poshtë e më poshtë të verë,” u shpreh nëna e numëruesit.

“Këta janë se doli djali im se fitoi Beleri. Dhe e futën Belerin në burg pa fakte, pa asgjë. Ku ke parë këtu moj, ia nxorën inatin menjëhrë. Legalizimi është bërë në datën 16.05, ata i hodhën poshtë të gjitha”, tha babai i Fjorentin Belit.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›