E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP Pasurite e zyrtareve qe do te kontrollohen

Ne liste Topi Berisha Topalli ministrat dhe zevendesit

Te gjithe pushtetaret e larte do te kalojne nen siten e kontrollit te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. ILDKP informon se tashme kane nisur procedurat e hetimit administrativ per 50 subjektet e para ne nje kohe qe jane gjithsej 300 subjekte qe do ti nenshtrohen kontrollit te plote. Procedura ka nisur me presidentin e Republikes Kryeministrin Kryetaren e Kuvendit ministrat zevendesministrat por dhe gjyqtaret. ILDKP ka kerkuar mbeshtetjen e shoqerise civile dhe medias per te informuar per cdo pasuri qe dyshohet se eshte vene ne menyre te paligjshme.

Kontroll pushtetareve

Kreu i ILDKP-se Adriatik Lalla ka firmosur urdhrin per kontroll te plote per 50 subjekte ne zbatim te nenit 17 te ligjit nr. 9367 date 7.4.2005 Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike dhe nenit 26 te ligjit nr. 9049 date 10.4.2003 Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike. Kontrolli i plote parashikon fazen e hetimit te hollesishem te interesave private dhe burimet e krijimit te tyre per zyrtaret me te larte te shtetit shqiptar. Ne liste jane Presidenti Bamir Topi Kryeministri Sali Berisha Kryeparlamentrja Jozefina Topalli zevendeskryeministri Ilir Meta nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu kreu i Gjykates Kushtetuese Vladimir Kristo si dhe te gjithe ministrat e zevendesministrat e kabinetit qeveritar. Ne listen e 50 emrave te pare jane dhe anetaret e Gjykates se Larte Gjykates Kushtetuese Keshillit te Larte te Drejtesise Gjykates se Apelit e Krimeve te Renda si dhe sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave Gjergj Lezhja. Kontrolli i plote do te perfshije dhe 250 zyrtare te tjere te larte ku perfshihen anetaret e autoriteteve rregullatore si ERE ERU KKRT AMF dhe AKEP anetaret e Autoritetit te Mbrojtjes se Konkurrences guvernatori i Bankes se Shqiperise zevendesguvernatori si dhe anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Nen hetim do te jete edhe kreu i Kontrollit te Larte te Shtetit prokurori i Pergjithshem Avokati i Popullit dhe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne liste nuk perfshihen vetem ata zyrtare te nivelit te larte te cilet aktualisht jane ne kontroll te plote ose te cileve nuk u eshte plotesuar afati dyvjecar per rikontroll. Gjate kryerjes se ketij kontrolli ILDKP ka te drejte te shfrytezoje te dhenat e nevojshme ne te gjithe aparatin shteteror e publik dhe ne personat juridike publike e private. ILDKP ka sqaruar gjithashtu se me kerkese te inspektorit te Pergjithshem bankat e nivelit te dyte dhe subjektet e tjera qe ushtrojne veprimtari bankare dhe financiare ne Republiken e Shqiperise detyrohen te japin te dhena per depozitat llogarite dhe transaksionet e kryera nga personat qe sipas ketij ligji kane detyrimin per deklarim. Subjektet e mesiperme jane te detyruara te vene ne dispozicion te gjitha te dhenat e kerkuara brenda 15 diteve nga paraqitja e kerkeses me shkrim nga Llalla. Ne kete faze te hetimit ILDKP ka kerkuar bashkepunimin e medias shoqerise civile dhe opinionit publik kur kane te dhena per pasurite e zyrtareve per te cilat ka dyshime se jane krijuar ne menyre te paligjshme. Per te nxitur aktivizimin e qytetareve ne procesin e hetimit administrativ ILDKP ka vene ne dispozicion edhe numrin pa pagese 0800-999 si edhe adresen e-mail unedenoncojhidaa.gov.al

Box

Ligji

Lista e zyrtareve qe kalojne ne kontroll te plote eshte hartuar ne zbatim te nenit 17 pika 2 te ligjit nr. 9367 date 7.4.2009 Per parandalimin e konfliktit te interesave ne ushtrimin e funksioneve publike sipas te cilit kontrolli i plote per verifikimin e vertetesise dhe te saktesise se te dhenave qe permbahen ne deklarate kryhet

A. CDO 2 VJET PEumlR ZYRTAREumlT E PEumlRCAKTUAR NEuml

a NENIN 27

Konkretisht

- Kryeministri

- zv.kryeministri

- ministrat

- zv.ministrat

b NENIN 30

Konkretisht

I. anetaret e autoriteteve rregullatore

1. Enti Rregullator i Energjise

2. Enti Rregullator i Ujit

3. Keshilli Kombetar i Radiotelevizionit

4. Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare

5. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

II. anetaret e Autoritetit te Mbrojtjes se Konkurrences

III. guvernatori i Bankes se Shqiperise

IV. zv.guvernatori

V. anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise

c NENIN 33

Konkretisht

I. Presidenti

II. gjyqtari i Gjykates Kushtetuese

III. gjyqtari i Gjykates se Larte

IV. kryetari i KLSH-se

V. prokurori i Pergjithshem

VI. Avokati i Popullit

VII. anetari i KQZ-se

VIII. anetari i KLD-se

Lista e 50 subjekteve nen hetim

Nr. Subjekti Institucioni Funksioni

1 Bamir Topi Presidenca President

2 Jozefina Topalli Kuvendi i Shqiperise Kryetare

3 Sali Berisha Keshilli i Ministrave Kryeminister

4 Ilir Meta Keshilli i Ministrave zv.kryeminister

5 Kreshnik Spahiu Keshilli i Larte i Drejtesise zv.kryetar

6 Vladimir Kristo Gjykata Kushtetuese kryetar

7 Lulzim Basha Ministria e Brendshme minister

8 Edmond Haxhinasto M. Puneve te Jashtme minister

9 Ridvan Bode Ministria e Financave minister

10 Genc Ruli Ministria e Bujqesise minister

11 Bujar Nishani Ministria e Drejtesise minister

12 Ferdinand Xhaferaj Ministria e Kultures minister

13 Sokol Olldashi Ministria e Transportit minister

14 Petrit Vasili Ministria e Shendetesise minister

15 Arben Imami Ministria e Mbrojtjes minister

16 Fatmir Mediu Ministria e Mjedisit minister

17 Spiro Ksera Ministria e Punes minister

18 Besnik Imeraj Gjykata e Larte anetar

19 Adrian Dvorani Gjykata e Larte anetar

20 Aleksander Muskaj Gjykata e Larte anetar

21 Ardian Nuni Gjykata e Larte anetar

22 Andi Celiku Gjykata e Larte anetar

23 Evelina Qirjako Gjykata e Larte anetar

24 Guxim Zenelaj Gjykata e Larte anetar

25 Sokol Berberi Gjykata Kushtetuese anetar

26 Kujtim Puto Gjykata Kushtetuese anetar

27 Besim Trezhnjeva Keshilli i Larte i Drejtesise anetar

28 Edmond Islami Keshilli i Larte i Drejtesise anetar

29 Artan Gjermeni Keshilli i Larte i Drejtesise anetar

30 Gjergj Lezhja Keshilli i Ministrave sekretar i Pergjithshem

31 Gjovalin Pernoca Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda kryetar

32 Metush Saraci Gjykata e Apelit Tirane kryetar

33 Edit Harxhi M. Puneve te Jashtme zv.minister

34 Eno Bozdo METE zv.minister

35 Neritan Alibali METE zv.minister

36 Halit Shamata Ministria e Arsimit zv.minister

37 Ferdinand Poni Ministria e Brendshme zv.minister

38 Iva Zajmi Ministria e Brendshme zv.minister

39 Ndoc Faslia Ministria e Bujqesise zv.minister

40 Nezir Haldeda Ministria e Financave zv.minister

41 Edmond Hoxha Ministria e Integrimit zv.minister

42 Nikolle Lesi Ministria e Kultures zv.minister

43 Suzana Turku Ministria e Kultures zv.minister

44 Arjan Starova Ministria e Mbrojtjes zv.minister

45 Zana Xhuka Ministria e Mbrojtjes zv.minister

46 Ekrem Spahia Ministria e Mbrojtjes zv.minister

47 Taulant Bino Ministria e Mjedisit zv.minister

48 Kastriot Sulka Ministria e Punes zv.minister

49 Albert Gajo Ministria e Shendetesise zv.minister

50 Ernest Noka Ministria e Transportit zv.minister

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›