E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Trebinje KQZ nis sot pergatitjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te percaktoje sot afatet procedurale qe lidhen me zgjedhjen e kryetarit te komunes Trebinje. Me dekret te Presidentit Bamir Topi kjo komune do te zhvilloje zgjedhje me daten 24 tetor 2010. Po sot hidhet shorti per te percaktuar partite qe kane te drejte te paraqesin propozime per anetaret e KZAZ-se 32 por dhe percaktimi i partise qe do te propozoje anetarin e shtate te kesaj KZAZ-je. Zgjedhjet e pjesshme lokale ne komunen Trebinje zhvillohen pas shkarkimit te kryetarit te meparshem te ketij institucioni. Gjergji Buzo u shkarkua nga detyra me urdher te qeverise. Ne mbeshtetje te neneve 100 e 115 pika 1 te Kushtetutes dhe te shkronjes a te nenit 42 te ligjit nr. 8652 date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore me propozimin e ministrit te Brendshem Keshilli i Ministrave vendosi shkarkimin nga detyra per shkelje te renda te ligjit te kryetarit te komunes Trebinje te qarkut te Korces z. Gjergji Buzo - thuhej ne vendimin e ekzekutivit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›