E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP: 100 zyrtarë në hetim për fshehje të pasurisë

TIRANE- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive po heton 100 zyrtarë të lartë kryesisht të pushtetit qëndror dhe sistemit gjyqësor që dyshohen për fshehje të pasurisë dhe konflikt interesi. Fakti bëhet i ditur nga drejtori i këtij Inspektoriati, Adriatik Llalla.

“Momentalisht kemi në proces hetimi rreth 100 raste të zyrtarëve të ndryshëm, përfshi dhe ato të lartë, kryesisht të sistemit gjyqësor, tatimeve, e doganave. “- deklaroi Llalla në një prononcim për NEWS24

Lidhur me ndryshimet në ligjin për deklarimin e pasurive dhe konfliktin e interesit të kërkuara nga ILDKP, tashmë prej 2 vitesh, Llalla shpjegon se ato janë peng i krizës politike në vend.

“Nisur nga nevojat që kanë dy ligjet mbi bazën e të cilit ushtron veprimtarinë institucioni ynë, prej rreth 2 vitesh kemi bërë kërkesë për amendim të këtyre ligjeve, por ende nuk është formalizuar në Kuvend për shkak të mos funksionimit normal të tij.”- deklaroi kreu i ILDKP-se.

Sipas Llallës nga nga përvoja e deritanishme zyrtarët e fshehin pasurinë në rrethin e personave të lidhur me ta. Në rastet kur konstatohen shkeljet kërkohet ashpërsimi i penaliteteve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›