Berisha: Buxheti i vitit tjetër më i madhi në histori
TIRANË- Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme, duke ju referuar buxhetit të vitit që po vjen premtoi se ai do jetë më i madhi i të gjitha kohërave.
“Viti i ardhshem do të shënojë rritje të ndjeshme te pagave, pensioneve dhe ndihmes ekonomike per familjet shqiptare. nderkohe qe do te marrin zhvillim projekte madhore ne mbeshtetje te ekonomise se vendit”,- theksoi Berisha.
Kryeminsitri i vendit bëri publike kandidaturat e ekzekutivit për Bordin e Bankës së Shqipërisë, nga i cili do të përzgjidhet më pas Guvernatori i Përgjithshëm.
“Kandidatuarat që i propozohen Parlamentit janë, guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, një bankier me eksperiencë të gjatë dhe drejtuesi i Bankës së Shqipërisë në një nga kohërat më të vështira për financat Europiane dhe Botësore. Elizabeta Gjoni, drejtuese e AMF që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në krijim e këtij institucioni dhe Petraq Milo një nga personalitetet e shquara të vendit, doktor i shkencave në fushën e financave, Kandidaturat që propozon Këshilli i Ministrave janë këto, ndërkohë tri të tjerat nuk janë nomenklaturë e qeverisë, por e Parlamentit dhe njëra prej tyre e vetë Bankës së Shqipërisë.
100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë do jetë viti i Shqipërisë dixhitale. Kjo sipas kreut të ekzekutivit shqiptar është një nga sfidat më madhore të qeverisë në festimet e përvjetorit të Pavarësisë
“100 vjetori duhet të jetë viti i Shqipërisë dixhitale, duhet të jetë vendimtare. Nuk ka vit më të mirë për të festuar vitin e sakrificave si Shqipëri dixhitale”,- nënvizoi Berisha.
Ndërkohë duke ironizuar sërish librin e kreut të PS-së Edi Rama, kryeministri Berisha theksoi se e vetmja gjë që ai mund të bëjë është të shkruaje kujtime të daljes në pension.
“Me gjithë pasionin e madh që kam për historinë duhet tua lëmë historianëve, politikanët sipas dëshirës. E vetmja që mund të bëjnë është të shkruajnë kujtime para se të dalin ne pension ose kur dalin. Kjo po ndodh, është bërë dukuri e zakonshme. Edhe libri i fundit “Kur hidheshin themelet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës” është i kësaj gjinie, i kujtimeve në prag të pensionit politik”,- ironizoi Berisha.
Kreu i qeverisë bëri me dije vendimin për shitjen e kaskadës së Vjosës si potencial i fuqishëm në prodhimin e energjisë.
“Të paraqesim në treg kaskadën e Vjosës, kompani më serioze Europiane kanë bërë studimin e Vjosës, pasi në këtë kaskadë mund të ndërtohen një sëri HEC, seria e tyre do përcaktohet nga zgjidhja përfundimtare e projekteve të kontratës. Ne jemi të vendosur se cdo ujë që rrjedh në këtë tokë të të shndërrohet në energjin elektrike. Cështje kryesore janë edhe HEC Vokopoja 1 dhe 2”,- u shpreh kryeministri.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Buxheti i vitit tjetër më i madhi në histori