Sheshi Skenderbej Tiranes do ti rikthehet Qendra
Prej më shumë se 10 muajsh, qendra e Tiranës u shndërrua në një makth për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.
E cilësuar si zona më e ndotur e kryeqytetit, punimet që nisen të kryeshin kishin një fillim, por ende nuk dihej fundi.
E projektuar nga administrata paraardhëse e bashkisë si zonë pedonale vetëm për këmbësorët, bllokimi i sheshit “Skënderbej”, solli dhe bllokimin e trafikut duke e vënë përsëri në pikëpyetje projektin belg nëse duhej apo nuk duhej mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Për t’ia rikthyer sheshin jo vetëm këmbësorëve, por edhe drejtueseve të mjeteve, administrata e re e bashkisë vendosën të hedhin poshtë projektin belg dhe ndërtimin e një aksi për qarkullimin e makinave përreth sheshit “Skënderbej”.
Rehabilitimi i sheshit “Skënderbej” konsiston jo vetëm në asfaltimin e rrugëve, por edhe trotuarëve për këmbësorët, krijimin e hapësirave të gjelbërta dhe korsive të dedikuara për biçikletat.
Kjo është zgjidhja emergjente që është ofruar nga bashkia e kryeqytetit pasi specialistët e bashkisë, inxhinierët po shqyrtojnë mundësi të tjera për ndërhyrje afatgjata, në mënyrë që sheshi “Skënderbej” të ndihmojë në trafikun e Tiranës dhe në krijimin e lehtësirave qe te mos kthehet në një pengesë apo problem për qytetarët.
Sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranes, sheshi më i madh i Shqipërisë, është afërsisht 40 000 m² pritet që shumeë shpejt të marrë formën e një qendre të denjë për një kryeqytet.