E Shtunë, 31 Tetor 2026

ILDKP gjobit 14 subjekte për mosdeklarim pasurie

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka gjobitur 14 zyrtarë të niveleve të ndryshme për mosdeklarim në afat pa shkaqe të arsyeshme ligjore, si edhe për shkelje të rregullave të deklarimit të interesave private. Inspektorati i Lartë, i cili aktualisht po zhvillon kontrolle në të gjithë institucionet publikë për respektimin e kërkesave ligjore mbi deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave, ka evidentuar dhe ka aplikuar masën administrative gjobë për 12 zyrtarë, të cilët nuk kanë respektuar afatet e përcaktuara në ligj për plotësimin e deklaratës Pas largimit nga funksioni. Gjithashtu, ILDKP ka aplikuar masën ndëshkuese gjobë për 2 zyrtarë të tjerë, pasi gjatë kontrollit të kryer mbi deklaratat e tyre të interesave private, janë evidentuar shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë.

LISTA E ZYRTARËVE TË GJOBITUR

Për shkelje të rregullave të deklarimit të pasurisë

1. Mexhi Salliu- Kryetar, Komuna Sinaballaj

10.000 lekë

2. Gjek Cali-Kryetar, Komuna Balldre

10.000 lekë

Për vonesa në deklarim, pa arsye ligjore

1. Julian Ahmeti- Ish-Përmbarues, Tiranë

25.000 lekë

2. Laureta Bejkosala- Ish-Regjistruese, ZRPP Vlorë

25.000 lekë

3. Ermira Mhilli- Ish-Përmbaruese, Shkodër

25.000 lekë

4. Qazim Tepshi- Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme

25.000 lekë

5. Martin Tusha- Ish-Përmbarues, Pukë

25.000 lekë

6. Ani Dasho- Ish-Dr. i Përgjithshëm, Min.Financave

25.000 lekë

7. Mehmet Çërraga- Ish-Përmbarues, Elbasan

25.000 lekë

8. Aida Seseri- Ish-Drejtoreshë, MPPTT

25.000 lekë

9. Sami Vrapi- Ish-Doganier, Tiranë

25.000 lekë

10. Eugen Hoxha- Ish-Doganier, Bllatë

25.000 lekë

11. Ilirjan Beqiraj- Ish-Doganier, Kakavijë

25.000 lekë

12. Aleksandër Sallabanda-    Ish-Ambasador, Ministria e Jashtme

25.000 Lekë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›