E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP, hetim pasurisë së 196 zyrtarëve, Zhuka: Asnjë nuk është imun

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive do të kryejë një hetim të plotë për verifikimin e pasurive të 196 zyrtarëve të shtetit.

Këta të fundit do të përzgjidhen në mënyrë të rastësishme nëpërmjet një shorti që po zhvillohet në ambientet e këtij institucioni.

Kryetarja e ILDKP-së Zana Zhuka u shpreh se asnjë zyrtar i shtetit nuk është imun ndaj kontrollit të pasurisë.

Sipas saj, ILDKP-ja synon të zgjerojë kategorinë e zyrtarëve të cilëve duhet t`u kontrollohet pasuria ndërsa ftoi edhe mediat të bashkëpunojnë me këtë institucion për të rritur transparencën.

Zhuka është shprehur gjithashtu se kontrolli i pasurive të zyrtarëve të shtetit për vitin 2012 nuk është zbardhur ende pasi sipas saj ka ndryshuar ligji.

Vijon…..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›