Berisha: Dy objektivat kryesore, integrimi dhe Shqipëria vend i zhvilluar
Pas 8 vitesh në pushtet Sali Berisha ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit të kabinetit të drejtuar prej tij.
Në fjalën e mbajtur, Berisha ka bërë bilancin e dy mandateve të qeverisë së djathtë në drejtimin e vendit.
Zhvillojme sot mbledhjen e fundit të këtij kabineti pas dy maxhorancash. Kjo është mbledhja e 425 në 8 vite në të cilat janë miratuar 7255 ligje dhe vendime. Nga këto 5916 vendime, 1292 ligje, 47 akte normative, që kanë përbërë infrastrukturën ligjore të të gjitha reformave, në të gjitha fushat tha Berisha.
Berisha ka shprehur mirënjohje të thellë për besimin që shqiptarët i dhanë mazhorancës së djathtë në këto 8 vjet qeverisje ndërsa ka theksuar se që ditën e parë të qeverisjes, dy kanë qënë e të gjitha objektivave.
“Dy objektivat mbeten integrimi i vendit në institucionet euroatlantike dhe Shqipëria vend i zhvilluar. Tetë vjet më parë procesi i integrimit të vendit ishte i ngrirë, i parealizuar dhe kjo jo për shkak të partnereve ndërkombëtare, por për shkak të papërgjegjshmërisë së atyre që qeverisnin çdo ditë, vendosnin interesa meskine të pushtetit të tyre mbi ato të qytetarëve dhe kombit tha Berisha.
Berisha ka numëruar të gjitha arritjet e bëra nga qeveria e djathtë duke u ndaluar edhe në ratifikimin e MSA-së dhe heqjen e vizave për shqiptarët.
Në kundërshtim dhe me opinione të ndryshme kërkesa jonë për anëtarësim në BE u pranua, natyrisht në ujdi me të gjitha vendet nga presidenca çeke. Duke vlerësuar reformat tona Këshilli I BE-së vendosi të autorizojë komisionin për t`i dhënë pyetësorin Shqipërisë, që kishte vetëm një qëllim të tensiononte institucionet tona. Në të gjithë karrierën politike kurrë ndonjëherë nuk kam kërkuar asnjë zyrtari atë që nuk na takon. Një skepticizëm i madh ekzistonte për vizat por megjithatë pavarësisht nga këto vendimet për Shqipërinë ishin pozitive. Kërkesa jonë ishte vetëm një që të verifikonin zbatimin e udhërrëfyesit. Dhe vendet anëtare e mirëpritën këtë dhe sollën ekspertët e tyre tha Berisha.
Mbledhja e fundit e qeverisë, pritet shkarkimi i Zv.ministrave
Berisha pritet ti kërkojë kabinetit shkarkimin nga detyra të të gjithë zëvendës ministrave, të kabinetit qeveritar, jo vetëm të propozuar nga Partia Demokratike por edhe nga partitë e koalicionit të djathtë që ishin pjesë e kësaj mazhorance deri në mbyllje të mandatit.
Më shumë se 30 zëvendësministra do të shkarkohen sot nga shefi i qeverisë, ndërkohë që të gjithë këshilltarët që i shërbyen kryeministrit dhe institucionit të kryministrisë gjatë këtyre viteve kanë patur afat të bëjnë dorëzimet deri më datën 31 gusht në mënyrë që tu lihet gjithçka në tryezë pasardhësve të kryeministrit Rama.
Ndërsa javën e ardhshme pritet të kryhet rrotacioni i pushtetit dhe kryeministri Rama pas procedurave në Parlament dhe në presidencë bashkë me kabinetin e tij, protokolli në kryeministri dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrit pritet të bëjnë dorëzimet për qeverinë e re.
vijon…….