E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ SHBA do të mbështesë fort opozitën e re dhe dënon sulmet ndaj Nishanit?! (VIDEO)

rikerZëvendësministrja e Jashtme, Edit Harxhi, e cila po merr pjesë në punimet e Forumit Strategjik të Bled në Slloveni, është takuar me zëvendës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, bëhet me dije se Reeker ka thënë se SHBA do të mbështesë fort opozitën e re.

Për më tepër, sipas njoftimit, thuhet se Reeker ka dënuar ashpër sulmet e mazhorancës së re ndaj presidentit Bujar Nishani.

Duket e çuditshme në fakt, që në një takim me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Reeker të flasë për hallet e PD-së.

Diplomati amerikan i ka shprehur zonjës Harxhi opinionin e tij dhe të Departamentit të Shtetit në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri, duke thënë se ato ishin një sukses për Shqipërinë dhe Qeveria Berisha dhe Kryeministri Berisha ka meritën për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve më të mira në Shqipëri.

Gjithashtu Reeker shprehu edhe një herë mbështetjen e tij dhe të qeverisë amerikane ndaj Shqipërisë dhe bindjen e tij se opozita e re e Shqipërisë do të jetë konstruktive dhe e fortë dhe se do të ketë mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zonja Harxhi nga ana e saj shprehu mendimin se opozita e re në Shqipëri do të jetë një forcë solide dhe konstruktive në të mirë të integrimit të vendit dhe se Shtetet e Bashkuara do te gjejnë tek opozita e re e Shqipërisë një partner të fortë për bashkëpunim.

Palët diskutuan në lidhje me situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri, parlamentin e ri dhe përbërjen e tij si dhe sulmet e fundit ndaj institucioneve kushtetuese veçanërisht ndaj Presidentit duke shpresuar se këto sulme nuk do të vazhdojnë më tej dhe se kjo do të ishte mënyra për të marrë, gjithashtu statusin e vendit kandidat brenda këtij viti, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›