E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

INDI – Modi i dërgon Trump ‘urimet më të përzemërta’ pas fitores në zgjedhjet presidenciale

NJU DELHI, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai pret me padurim forcimin e lidhjeve Indi-SHBA, ndërsa i dërgoi “urimet më të përzemërta” Donald Trump për rizgjedhjen në postin e presidentit amerikan.

“Urimet më të përzemërta miku im, Donald Trump për fitoren tuaj historike në zgjedhje”, shkroi Modi në X, para se fitorja e tij e parashikuar të konfirmohej nga rrjetet amerikane dhe agjencia e lajmeve AP.

“Ndërsa ndërtoni mbi sukseset e mandatit tuaj të mëparshëm, mezi pres të rinovojmë bashkëpunimin tonë për të forcuar më tej Partneritetin Gjithëpërfshirës Global dhe Strategjik Indi-SHBA”, tha Modi.

“Së bashku, le të punojmë për përmirësimin e popullit tonë dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global”, shtoi lideri i vendit më të populluar në botë.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›