SIDNEJ – Australia dhe Zelanda e Re kërkojnë të forcojnë më tej lidhjet me Trump, pas fitores së tij

SIDNEJ, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Kryeministri australian, Anthony Albanese dhe homologu i tij nga Zelanda e Re, Christopher Luxon kanë theksuar lidhjet e tyre me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ndërsa i janë bashkuar liderëve të tjerë botërorë për të uruar Donald Trump për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.
“Australianët dhe amerikanët janë miq të mëdhenj dhe aleatë të vërtetë”, shkroi Albanese në X.
“Duke punuar së bashku, ne mund të sigurojmë që partneriteti midis kombeve dhe popujve tanë të mbetet i fortë në të ardhmen”, tha ai.
“SHBA-ja është një nga partneret më të rëndësishme të Zelandës së Re”, tha Luxon duke shtuar se priste të ndërtonte një marrëdhënie midis Zelandës së Re dhe administratës së ardhshme të Trump. //a.i/