E Enjte, 5 Nëntor 2026

INSTAT: Konsumi gjatë 3-mujorit të III u rrit me 6%

 Konsumi final i popullatës pësoi një rritje me 6,07% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020.

INSTAT publikoi raportin mbi “Rritjen ekonomike tremujore” sipas të cilit, konsumi final i popullatës u rrit me mbi 6%, ashtu si dhe konsumi i qeverisë u rrit me 0,01%.

“Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 31,78% ndërsa edhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rrit me 15,49 %”, thuhet në raport.

Një ditë më parë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se të dhënat e publikuara nga INSTAT janë brenda parashikimeve të ministrisë së Financave, por shtoi ajo, për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë, ku kemi rritje të rasteve të infektimeve, konsumi mund të jetë tkurrur gjatë 3-mujorit të 4.

Megjithatë, Denaj tha se festat do të kompensojnë këtë frikë të konsumatorëve duke nxitur konsumin./atsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›