E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tibeti, një adresë e kërkuar në turizëm

Rajoni Autonom i Tibetit ka regjistruar rreth 34 milionë turistë vendas dhe të huaj këtë vit, me të ardhura që arritën në 35.8 miliardë juanë (5.4 miliardë dollarë), njoftoi Departamenti i Zhvillimit të Turizmit në Tibet, transmeton “China Daily”.
Pavarësisht ndikimit të pandemisë së koronavirusit, industria e turizmit në rajon pati një zhvillim të mirë. Në gjysmën e parë të vitit, rimëkëmbja e tregut të turizmit të Tibetit u vendos mbi të gjitha rajonet dhe provincat e tjera në Kinë, me normën më të mirë të rikthimit në shkallë kombëtare.
Sipas “Trip.com”, një ndër faqet kryesore të internetit të shërbimeve kineze të udhëtimit, tregu i turizmit i rajonit u rikthye në normë në tremujorin e tretë dhe pati një rritje prej 15.4 për qind të turizmit në shtator dhe 20.3 për qind në tetor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›