Topalli: Rama pengon deputetët të votojnë ligjet e integrimit
TIRANE- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i ka bërë thirrje sot paradite liderit socialist të mos pengojë deputetët e tij në votimin e ligjeve.
Gjate bilancit të punës përgjatë një viti të këtij institucioni, Topalli kritikoi opozitën, e cila sipas saj ka munguar për një vit e gjysmë në Parlament duke mos dhënë konsensusin e saj për reformat e kërkuara nga BE.
As unë asnjëri prej kolegëve të mi nuk mund ta ndryshojmë dot qëndrimin e lidershipit të Partisë Socialiste. Nuk e tërheqi dot me dhunë që të vijnë deputetët të votojnë, por unë I ftoj deputetët e opozitës që të votojnë Jo cdo ligji që ato nuk janë dakord. Por e kanë përdetyrë për të votuar.”- nënvizoi zonja Topalli.
Ajo ftoi opozitën të votojnë ligjin për Gjykatën Administrative, për ndryshimet në kodin elektoral, të sjellë emrin për avokatin e Popullit. Të sjellë amendamentet për Kodin e ri Elektoral. “Kjo nuk është kompromis. Kjo është ti thuash opozitës që për këtë moment po të lë ty të bësh maxhorancën.
Kryetarja e parlamentit sulmoi Ramën se po merr “Platformat antiintegrim të zotit Rama, jo e deputetëve” dhe shtoi se KQZ po respekton ligjin me vendimin për djegien e fletëve të votimit
“Dy vite nuk u paraqit asnjë platformë, as për ekonomi, as për arsim, as për shëndetësi, as për zhvillime në fusha të tjera vetëm kutia. S’ka vend që lë kutitë e votimit dy vjet. Në këtë aspect unë ndihem mirë sa herë që zbatohet ligji edhe pse me vonesë“- tha Topalli.
Gjatë vitit të shkuar u zhvilluan 484 mbledhje në parlament, deputetët propozuan 736 amendamente, ndërsa janë zhvilluar 124 seanca dëgjimore, si dhe kanë marrë pjesë 79 grupe interesi. Në Kuvend kanë raportuar 16 institucione kushtetutese, ndërsa komisionet e përhershme kanë ushtruar 36 kontrolle parlamentare në institucionet publike.
Topalli tha se viti 2010 do të mbahet mend si viti i heqjes së vizave dhe në këtë drejtim Kuvendi ka hedhur hapa të rëndësishëm në kuadër të plotësimit të detyrimeve në reformat e vendosura nga Komisioni Europian.
(s.g/BalkanWeb)