INSTAT: Në 2011 rritja ekonomike 3.1%
TIRANE-INSTAT publikoi sot të dhënat për rritjen ekonomike për vitin 2011. në të dhënat e INSTAT theksohet se në vitin 2011 rritja ekonomike ishte në masën 3.1% ndërsa në vitin 2010, në masën 3.9 %.
Shifrat e dala janë bazuar mbi bazën e vlerësimeve të katër 3-mujorëve.
Në 3 mujorin e fundit të vitit 2011, rritja e PBB ishte në masën 3.8%.
Në këtë periudhë degët që patën rritje ishin transporti me 15.4%, tregtia me 8.8%, shërbimet e tjera me 5.4%, postkomunikacioni me 3.8% dhe ndërtimi me 1.2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2010.
Me rënie u paraqit dega e industrisë në 3-mujorin e fundit të vitit që shkoi me 7.8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2010.
Krahasuar me 3-mujorin e tretë 2011 me rritje u paraqitën degët: post-komunikacioni me 3.3%, tregtia me 2.7% dhe shërbimet e tjera me 1.6%.
Degët si industria, ndërtimi dhe transportit shfaqën rënie krahasuar me 3-mujorin e tretë 2011, respektivisht me 5.8 %, me 2.6% dhe 1.7%.
Dega e bujqësisë në 3-mujorin e fundit të 2011-tës rezultoi me rritjen 1.9% ndaj 3-mujorit të katërt të 2010-tës dhe 0.9 për qind kundrejt tremujorit të tretë të 2011-tës.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: INSTAT: Në 2011 rritja ekonomike 3.1%